Lokalizim të faqeve të internetit dhe të dokumenteve

Lokalizimi i faqeve të internetit dhe i dokumenteve është proces i përshtatjes së përmbajtjes së një lokacioni ose tregu. Përkthimi është ndër elementet e procesit të lokalizimit. Krahas përkthimit, procesi i lokalizimit mund të përfshijë edhe:

  • Përshtatje të grafikës ndaj tregjeve të synuara;
  • Ndryshim të përmbajtjes që të përshtatet ndaj shijeve dhe zakoneve të konsumit të tregjeve të tjera;
  • Konvertim lokal (si për shembull valuta dhe njësi matëse);
  • Përdorim të formateve përkatëse lokale për data, adresa dhe numra të telefonit;
  • Përmbajtje ndaj rregulloreve lokale dhe kërkesave ligjore.

Qëllimi i lokalizimit është që t’i jap faqes suaj të internetit dhe dokumenteve një pamje dhe ndjenjë se janë të visualisation of two devices with localised informationkrijuara veçanërisht për tregun e synuar, pavarësisht nga gjuha, kultura ose vendndodhja e tyre.

Ndonjëherë përkthimi i drejtëpërdrejtë i dokumenteve nuk është i mjaftueshëm. Dallimet në kulturë dhe gjuhë mund ndjeshëm të ndikojnë në komunikimet tuaja të përkthyera, duke bërë dallimin midis fushatës së suksesshme ndërkombëtare të marketingut ose të projektit për të cilin është nevojitur ndihmë më e madhe për të arritur sukses jashtë vendit.

Me punësimin e linguistëve me përvojë, GSI kujdeset që “mesazhi” juaj të përpunohet në mënyrën e duhur, pavarësisht vendit apo rajonit që është synuar.

Specialitetet tona

Si kompani britanike, pika jonë e fortë është gjuha angleze. Ne mund të punojmë me materialin projektues drejtëpërdrejtë nga variante angleze jo-britaneze ose të kombinojmë lokalizim me përkthim nga gjuhë të tjera.

Me zyra në Shkup dhe Bukuresht, pika jonë e fortë shtesë është lokalizimi për rajonin ballkanik, pavarësisht a bëhet fjalë për gjuhë shqipe, boshnjake, bullgare, kroate, greke, maqedonase, sërbe, rumune, hungareze, sllovene, turke, kurde apo gjuhë të tjera rajonale.

Ne ofrojmë edhe lokalizim të përkthimeve nga dhe në gjuhën tajlandeze përmes zyrës sonë në Bangkok.

Si mund t’ju ndihmojmë?

Na kontaktoni që të bisedojmë për kërkesat tuaja për lokalizim dhe të flasim se si mundemi t’ju ndihmojmë.