Lektorim

proofLektorimi i saktë është fazë e rëndësishme përpara dorëzimit ose publikimit të një kontrate, faqe të internetit, raporti klinik ose çfarëdo dokumenti tjetër. Lektorimi është hapi i fundit dhe thelbësor përpara se dokumenti të mund të konsiderohet si i përfunduar. GSI Translations ofron shërbim të plotë të lektorimit për të siguruar se dokumentet e përfunduara nuk kanë gabime dhe janë stilistikisht korrekte.

Procesi përfshin kontrollim të tekstit tuaj, në rast të mospërputhjeve të mundshme, dykuptimësi dhe gabime të cilat mund të pengojnë kuptimin e tekstit.

Ne garantojmë se përmbajtja juaj shumëgjuhësore do të jetë konsistente, pa gabime, stilistikisht korrekte dhe e pështatshme në aspektin kulturor. Ekipi ynë i lektorëve të përhershëm dhe të pavarur është i trajnuar për lektorim të tekstit tuaj, gjë që siguron që përkthimet do të jenë të cilësisë së lartë.

Ekipet tona mund të punojnë sipas udhëzuesit dhe fjalorit tuaj stilistik, që ju mundëson të vendosni rregulla stilistike dhe të përkufizoni terminologjinë e miratuar, dhe e gjithë kjo do të ruhet dhe do të mund të përdoret për të gjitha projektet e ardhshme.

  • GSI Translations përdor vetëm përkthyes me përvojë të cilët përkthejnë në gjuhën e tyre amtare, gjë që e sjellë lektorimin në minimum;
  • Ne përdorim vetëm lektorë me përvojë në fushën përkatëse;
  • Ekipi ynë i lektorëve bën lektorim të përgjithshëm të drejtëshkrimit, gramatikës dhe saktësisë dhe i ndjek udhëzimet tuaja konkrete;
  • Ndryshimet bëhen drejtëpërdrejtë në dokumentin e përkthyer ose përdoret funksioni për ndjekje të ndryshimeve (track changing), varësisht prej kërkesave tuaja.