Transkriptim të audio dhe video
Transkriptimi i audio dhe video është proces i konvertimit të fjalës së regjistruar në dokumente të shkruara. Përdoret kur gjuha folëse duhet të transferohet në formë të shkruar ose elektronike. Me krijimin e një regjistrimi i cili mund të shfletohet, transkriptimi mundëson qasje momentale deri te informatat verbale në regjistrimet tuaja folëse. Rritja e shpejtë e audio dhe video produksionit si metoda të komunikimit solli deri te rritja e kërkesës për transkriptim me cilësi të lartë.
GSI Translations ofron transkriptime profesionale, shumëgjuhëse të përkthyera nga një numër të madh të materialeve burimore në formate të ndryshme.
Karakteristikat e shërbimit të transkriptimit të GSI:
- Sigurim të transkriptimit nga burime digjitale dhe analoge;
- Transkriptim nga çfarëdo formati të audio të cilin klientët munden të na dorëzojnë në mënyrën që u përshtatet më së miri;
- Sigurim të regjistrimeve të burimit origjinal në format të cilin klientiie parapëlqen, në formë elektronike ose me shkrim;
- Përgaditje të regjistrimeve të sakta të cilat i përmbushin edhe afatet më strikte;
- Sigurim të regjistrimeve nga gjuha burimore në po aq gjuhë sa të jenë të nevojshme, në pajtueshmëri me standardet tona të larta dhe me shfrytëzim të teknikave tona për përkthime teknike dhe të lokalizuara.