GSI Translations punon me përkthyes me kualifikime të larta dhe profesionistë në fushën e tyre për të ofruar përkthime biznesore me cilësi të lartë.
Përparësitë tona kryesore:
Njohuri të shkëlqyer të gjuhës amtare dhe industrisë
Ne me kujdes i zgjedhim të gjithë përkthyesit tanë sipas përvojës, në kombinim me njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës së tyre amtare. Përkthyesit tanë janë juristë, përmbaruesë ligjorë, kontabilistë të diplomuar, konsultantë, këshilltarë, mjekë, farmacistë dhe infermiere, si dhe shumë të tjerë.
Falë modelit tonë të biznesit, ne shpejt fitojmë reputacion si një kompani e cila siguron zgjidhje shumëgjuhëse me cilësi për partnerët tanë në fushën ligjore, financiare, mjekësore, farmaceutike dhe të lojërave të internetit.
Pse të zgjedhni GSI?
- Bazë të gjerë të të dhënave me mbi 5000 përkthyes the lektorë të kualifikuar dhe me përvojë;
- Të gjithë përkthyesit dhe lektorët tanë kanë së paku 5 vite përvojë në fushën përkatëse dhe janë të kualifikuar në fushën e tyre profesionale;
- Linguistët tanë përkthejnë vetëm në gjuhën e tyre amtare;
- Shërbime profesionale të përkthimit dhe lokalizimit në mbi 100 gjuhë;
- Menaxher të përkushtuar të projekteve të caktuar për secilin projekt.
Shërbime të përkthimit
A e përdorni “zhargonin juridik”? Përkthyesit tanë e përdorin!
Çdo industri ka karakteristikat dhe vetitë e veta të cilat nuk mund të atribuohen me përkthim fjalë për fjalë. Me angazhimin e përkthyesve të cilët janë profesionistë në fushën e tyre, mund të jeni të sigurt që terminologjia juaj profesionale do të jetë e përkthyer me saktësi, me transferim të saktë të të dhënave dhe qëllimeve.
Disa fusha janë dukshëm më komplekse se të tjerat. Nga kjo arsye, përkthyesit tanë në fushën ligjore dhe mjekësore/famaceutike duhet të kenë së paku pesë deri dhjetë vjet përvojë profesionale në fushat e tyre përkatëse, si dhe njohuri të shkëlqyer të gjuhës së tyre amtare në mënyrë që të përkthejnë literaturën, dokumentacionin dhe komunikatën tuaj me saktësi precize.
Me procesin tonë të kontrollit të cilësisë konfirmohet saktësia e çdo përkthimi. Gjatë procesit së shkallës së dytë të përkthimit, përkthyesit të cilët janë po aq të kualifikuar dhe profesionistë si dhe ata në procesin e shkallës së parë, e shyqrtojnë dhe e lektorojnë çdo pjesë të punës, me qëllim që të dorëzohet përkthim i saktë në çdo kohë.
Dëshironi të mësoni më shumë?
Na kontaktoni online ose drejtëpërdrejtë përmes zyrave tona në Londër, Bukuresht, Shkup dhe Bangkok.