Ekipi ynë i përkthyesve të fushës financiare dhe asaj të kontabilitetit siguron përkthim të dokumenteve dhe raporteve financiare në vijim:
• Raporte vjetore;
• Faqe të internetit për shërbime financiare;
• Polisa të sigurimit;
• Dëme;
• Plane afariste;
• Raporte financiare;
• Dokumente kontabiliteti dhe tatimore;
• Dokumente bankare (për investime, bankim ndërkombëtar, produkte dhe shërbime, etj.)
• Kode të sjelljes
• Raporte të hollësishme për punën e kompanive të cilat bashkohen ose ndërrmeren (M&A Due Diligence)
• Komunikata ndërkombëtare – njoftime për publikun
• Prospekte për bono dhe fletëaksione
• Fund Fact Sheets (shqyrtim të fondeve)
• Raporte nga kuvendet e aksionarëve
• Dokumente me informata për investuesit kryesorë
• Kërkesa për oferta
• Trajnime të punonjësve për funksionimin ligjor të kompanisë
Përmes përkthyesve tanë të cilët janë të kualifikuar për përkthime në mbi 100 gjuhë, ne gjithashtu sigurojmë përkthime të shpejta dhe të sakta të shërbimit financiar që ju nevojitet.
Si mund t’ju ndihmojmë?
Na kontaktoni për ofertë të përkthimit, e cila do të shqyrtohet dhe dërgohet brenda katër orëve të punës.
Profesionistë për përkthime financiare
Fusha jonë e specializuar për përkthime janë bankimi dhe financat. Së bashku me ekipet tona të përkthyesve në fushën e mjekësisë, drejtësisë dhe lojërave të internetit, ne ofrojmë zgjidhje veçanërisht të përshtatura brenda dhe jashtë fushave, të cilat e plotësojnë profesionalizmin tonë për përkthime financiare.
Ne ofrojmë numër të madh të kombinimeve gjuhësore dhe mbulojmë gamë të gjerë të fushave financiare, si ato të sigurimit, bankimit dhe tregjeve financiare.
Ekip i përkthyesve financiar
Përkthyesit tanë dhe bashkëpunëtorët e jashtëm janë përkthyes të kualifikuar dhe me përvojë në fushën e financave, me së paku 5 vite përvojë në këto fusha, ndërsa shumica e tyre kanë përvojë të drejtëpërdrejtë të punës si kontabilistë, auditorë, nëpunës bankar, administratorë të falimentimit dhe këshilltarë financiarë.
Përvoja jonë e dëshmuar profesionale nuk nënkupton që ne vetëm bëjmë përkthimin e fjalëve, por e kuptojmë dhe me saktësi e transferojmë terminologjinë karakteristike financiare me njohuri dhe përvojë të lokalizuar – dhe si rezultat i kësaj ne sigurojmë përkthim financiar me cilësi të lartë.
Konfidencialiteti
Të gjithë linguistët tanë – qofshin të brendshëm apo të pavarur – duhet të nënshkruajnë marrëveshje konfidencialiteti në mënyrë që të jemi të sigurt se do të respektojnë politikën tonë strikte të konfidencialitetit.
Kontrolli i cilësisë
Klientët përsëri kthehen në GSI jo vetëm për shkak të saktësisë së përkthimit, por edhe për shkak të profesionalizmit dhe integritetit të procesit të tërësishëm të menaxhimit me cilësinë e dokumenteve, fale procesit tonë të kontrollit të cilësisë.
A jeni të interesuar?
Nëse ju duhen përkthime të raporteve financiare ose dokumentacione tjera kontabiliste ose biznesore, na kontaktoni ose merrni ofertë.