Trados dhe veglat e tjera kompjuterike (CAT)

Ajo me çfarë dallohet GSI Translations nga shumë kompani të tjera të përkthimit është teknologjia udhëheqëse të cilën e përdorim për përkthime të sakta dhe precize. Të gjthë menaxherët e projekteve të GSI-së janë të certifikuar për nivel të avancuar të përdorimit të Trados 2015 dhe kanë përvojë me vegla të tjera kompjuterike të përkthimit (CAT).

 

Si ju ndihmon TRADOS dhe veglat e tjera kompjuterike juve si klient?

TradosÇka është TRADOS në të vërtet? Është softuer i sofistikuar për përkthim dhe është “standard” në fushën e veglave kompjuterike të përkthimit. Programi krijon memorie përkthimesh të teksteve të përkthyera pasi që ato të jenë të krijuara nga një ose më shumë përkthyes. Kjo memorie më vonë mund të riprodhojë fjalë dhe fjali për t’u siguruar qëndrueshmëria e tyre. Memoria mund të ruhet dhe organizohet sipas një pale gjuhësore dhe të sigurojë informata për kohën e caktuar kur është krijuar dhe edituar njësia përkthyese (“segment”), si dhe për përdoruesit që janë përgjegjës për krijimin/editimin.

Trados u ofron dy përfitime kryesore klientëve: 

Së pari, teksti mundet të analizohet me precizitet që të vlerësohet saktësisht se sa punë do të nevojitet për përkthimin e tekstit.

Së dyti, që është më me rëndësi nga pikëpamja e cilësisë, është që të sigurohet uniformitet në terminologjinë, që është njëra ndër vetitë kryesore të përkthimit profesional. Ashtu siç e cekëm më parë, fjalitë të cilat përsëriten në dokumentin burimor çdoherë do të jenë të përkthyera në të njëjtën mënyrë. Poashtu, Trados ka edhe funksionin “Concordance” që u mundëson përkthyesëve të kërkojnë fjalë në të gjitha përkthimet e mëparshme në skedarin aktual burimor dhe në të gjitha përkthimet e tjera të mëparshme, që paraqet mënyrë efikase për të siguruar qëndrueshmëri.

Veglat e tjera kompjuterike të cilat i përdor GSI janë:wordfast_new_final memoQ-Logo