Pavarësisht nga sektori biznesor ose madhësia e projektit, çdo klienti ne i sigurojmë:

  • Përkthim të saktë me njohuri të tërësishme, të kualifikuar dhe profesionale nga fusha përkatëse.
  • Personel të përkushtuar për menaxhim të projekteve me qëllim që të sigurohet saktësia e përkthimit dhe dorëzimit në kohë ose i parakohshëm i projektit.

Menaxher i përkushtuar i projektit

Nga momenti kur të kontaktoni me GSI Translations do t’ju caktohet një menaxher projekti. Ai/ajo do të kujdeset për porosinë tuaj që nga fillimi e deri në dorëzimin përfundimtar të përkthimit. Menaxheri i projektit do të analizojë dokumentin që duhet përkthyer dhe do t’ju lajmërojë për çmimin dhe afatin e dorëzimit të projektit. Menjëherë pasi që marrim konfirmimin me shkrim nga ju, porosia do të futet në bazën tonë të të dhënave dhe do të përpunohet nga ekipi i GSI Translations që është caktuar për këtë projekt.

Menaxhim i vazhdueshëm i projektit

Menjëherë pasi të marrim porosinë tuaj të konfirmuar, menaxheri i projektit do të fillojë të kërkojë një përkthyes për projektin.

Do të kërkohet një përkthyes i cili do të bëjë përkthimin në gjuhën e tij amtare dhe i cili ka mbi 5 vite përvojë në fushën e kërkuar. Krahas kësaj, menaxheri i projektit do të ndjek procesin e përgjithshëm, me qëllim që përkthimi të përmbush standardet më të larta dhe të jetë i dorëzuar në afatin e kërkuar kohor.

Menaxhimi me cilësi

Menjëherë pasi të përkthehet dokumenti, përkthimi vazhdon te lektori profesionist në sektorin e lektorimit. Nëse është e nevojshme, dokumenti më pas dërgohet në DTP departamentin tonë të DTP-së për t’u bërë dizajni; pasi të kalojë të gjitha këto faza, dokumenti i kthehet menaxherit të projektit për miratim përfundimtar.

Dorëzimi përfundimtar

Menaxheri i projektit e pranon materialin e tërësishëm dhe bën kontrollin përfundimtar. Nëse gjithçka është në rregull, atëherë e dërgon përkthimin e përfunduar. Pasi të kontrolloni dokumentet dhe të konfirmoni se jeni të kënaqur me përkthimin, dokumentacioni ynë i projektit mbyllet dhe fatura juaj do të përgaditet dhe lëshohet.