Ekipi ynë për përkthime mjekësore

Klientët nga industria mjekësore dhe farmaceutike mbështeten në profesionalizmin e GSI Translations për të menaxhuar përkthimet e tyre mjekësore dhe farmaceutike, edhe kur bëhet fjalë për përkthimet më komplekse dhe më me hollësira.

Të gjithë përkthyesit tanë mjekësor dhe farmaceutik duhet të kenë së paku 10 vjet përvojë pune në këtë sektor dhe t’i mbulojnë të gjitha degët e mjekësisë, përfshirë biokiminë, bioteknologjinë, kiminë, farmakologjinë dhe toskikologjinë. Si rezultat i kësaj, ekipet tona të përbëra nga përkthyes të brendshëm dhe të pavarur garantojnë njohuri të tërësishme të terminologjisë dhe fjalorit të mjekësisë, që është kyçe për të siguruar përkthime të sakta dhe precize. Këto aftësi dhe ky profesionalizëm rezulton në përkthimie të sakta që nga vetë fillimi i procesit ku kalohet nëpër kontrolle rigoroze të cilësisë, përfshirë edhe përkthime në drejtim të kundërt, me kërkesë të klientëve tanë.

Ne ofrojmë përkthim, lokalizim dhe menaxhment të projekteve për të gjitha materialet tuaja mjekësore dhe farmaceutike, përfshirë:

  • Udhëzime për përdorimin e barnave;
  • Udhëzime për përdorimin e pajisjes mjekësore;
  • Broshura informative për pacientët;
  • Material marketingu për projektet e reja;
  • Hulumtime dhe studime klinike;
  • Artikuj/raporte/revista mjekësore;
  • Faqe të internetit nga fusha e mjekësisë.

Konfidencialiti

Të gjithë linguistët tanë – qofshin të brendshëm apo të pavarur – duhet të nënshkruajnë marrëveshje konfidencialiteti në mënyrë që të jemi të sigurt se do të respektojnë politikën tonë strikte të konfidencialitetit. Klientët përsëri kthehen në GSI jo vetëm për shkak të saktësisë së përkthimit, por edhe për shkak të profesionalizmit dhe integritetit të procesit të tërësishëm të menaxhimit me cilësinë e dokumenteve.

Hetuesit nga Mbretëria e Bashkuar

GSI Translations ka formuar ekip profesional të hetuesve (Departamenti i Mjekësisë Ligjore) ku linguistët tanë ligjor dhe mjekësor punojnë së bashku për të siguruar përkthim të saktë të dokumentacionit të huaj në lidhje me raste të vdekjes të shtetasve britanik në vendet e huaja.

Ekipi i përkthyesve mjekësor dhe farmaceutik

Ekipi ynë i brendshëm dhe i pavarur përbëhet nga përkthyes mjekësor të kualifikuar dhe me përvojë së paku 10 vjetçare në këto fusha, ndërsa shumë prej tyre kanë përvojë të drejtëpërdrejtë pune si mjekë, laborantë, kirurgë, administrues mjekësor dhe personel spitali.

Për të mësuar më tepër për shërbimet tona të përkthimit mjekësor ose për të marrë ofertë, ju lutemi na kontaktoni.