Për përkthyesit tanë të lojërave të internetit

GSI Translations është krenar me bashkëpunimin e ngushtë me numër të madh të klientëve nga fusha e lojërave të internetit, për të cilët ekipi ynë i përhershëm dhe i pavarur përkthen lojëra të internetit.

Pikërisht ky partneritet afatgjatë iu mundëson klientëve të ri të përfitojnë nga baza e të dhënave me terme nga fusha e lojërave të internetit, të cilën e zhvillojmë një kohë të gjatë dhe e cila garanton saktësi të përkthimit të përfunduar.

Tërhiqni royal flush në dorë të parë

Shpesh herë klientët na kontaktojnë për korrigjim të përkthimeve të gatshme. Mund t’iu shmangni kokëdhimbjeve dhe kostove shtesë në mënyrë që nga fillimi të fitoni përkthim të saktë të bërë nga përkthyesit profesionist për lojëra të internetit. Ekipi ynë i përkthimit e kombinon njohurinë që ka në fushën e lojërave të internetit me njohurinë e shkëlqyer të gjuhës amtare për të siguruar përkthim profesional të lojërave i cili garanton saktësi dhe precizitet.

Ekipi për përkthim të lojërave të internetit

Përkthyesit tanë të përhershëm dhe të pavarur të lojërave të internetit ka përvojë të konsiderueshme të punës në industrinë e lojërave të internetit në vendet e tyre. Secili prej përkthyesve të cilin e angazhojmë ka njohuri shumë të saktë dhe profesionale jo vetëm të gjuhës së lojërave, por edhe të variacioneve lokale. Ne e dimë se këto nuanca dhe finesa janë kyçe për të fituar rezultat të përkryer dhe klientë të kënaqur. Pavarësisht nëse punojmë në përkthim të një faqeje të internetit, lektorim të dokumenteve të marketingut ose pëgadisim dokumente të përkthyera për publikim, ne e dimë se përkthimet tona do të jenë të sakta dhe do korrespondojnë me stilin dhe formatin e burimit origjinal.

Terminologjija e lokalizuar e lojërave të internetit

Duke pasur parasysh se anëtarët e ekipit tonë janë folës vendas të gjuhës amtare, ne mund të sigurojmë edhe më shumë se një përkthimi të drejtëpërdrejtë. Mund të lokalizojmë terminologjinë e lojërave të internetit me qëllim që klientët tanë, derisa luajnë, të mos ngatërrohen nga terminologjia dhe frazat e panjohura.

Kërkoni ofertë për përkthim të lojërave të internetit sot ose paraqituni në njërën prej zyrave tona rajonale.