Ne ofrojmë shërbime të përkthimit biznesor me porosi, të përshtatura për çdo klient, pavarësisht a bëhet fjalë për korporatë shumëkombëshe ose ndërrmarje private me klientelë ndërkombëtare, duke filluar nga përkthimi i dokumenteve dhe audio transkriptim deri te lokalizimi në bazë të dialekteve rajonale. Pavarësisht nga lënda ose madhësia e projektit, ne sigurojmë përkthime profesionale biznesore sipas standardeve jashtëzakonisht të larta të saktësisë dhe kontrollit të cilësisë.

Përkthyesit tanë me kualifikime të larta janë profesionistë nga të gjithë sektorët e industrisë dhe ekonomisë, përfshirë:

  • Ligjor
  • Financiar
  • Mjekësor dhe shkencor
  • Lojëra të internetit

Ne i mirëpresim të gjitha pyetjet tuaja. Na kontaktoni për të marrë ofertë ose konsultim në lidhje me kërkesat tuaja për përkthime biznesore.

Pse të zgjedhni GSI?

  • Bazë gjithëpërfshirëse të të dhënave me mbi 5000 përkthyes dhe lektorë të kualifikuar dhe me përvojë;
  • Të gjithë përkthyesit dhe lektorët tanë kanë së paku 5 vjet përvojë profesionale në fushat përkatëse dhe janë të kualifikuar në fushën e tyre profesionale;
  • Gjuhtarët tanë përkthejnë vetëm në gjuhën e tyre amtare;
  • Shërbime profesionale të përkthimit dhe lokalizimit në mbi 100 gjuhë;
  • Menaxherë të përkushtuar të projektit të caktuar për çdo projekt.
  • Proces i saktë i kontrollit të cilësisë.

Falë modelit tanë të biznesit, ne shpejt fitojmë reputacion si kompani e cila siguron zgjidhje cilësore shumëgjuhëse për partnerët tanë në fushën ligjore, financiare, mjekësore, farmaceutike dhe lojërave të internetit.

Përkthime biznesore

GSI angazhon përkthyes me kualifikime të larta, profesionistë në fushën e tyre, të cilët sigurojnë përkthime biznesore të cilësisë më të lartë.

Çdo industri ka karakteristikat dhe vetitë e veta të cilat nuk mund të atribuohen me përkthim fjalë për fjalë. Me angazhimin e përkthyesve të cilët përkthejnë në gjuhën e tyre amtare dhe janë profesionistë në fushën e tyre, mund të jeni të sigurt që terminologjia juaj profesionale do të jetë e përkthyer me saktësi, me transferim të saktë të të dhënave dhe qëllimeve, të përshtatura për çdo fushë të synuar.

Disa industri janë dukshëm më komplekse se të tjerat. Nga ajo arsye, përkthyesit tanë në fushën ligjore dhe mjekësore/farmaceutike duhet të kenë së paku pesë deri në dhjetë vjet përvojë profesionale në fushat përkatëse, si dhe njohuri të shkëlqyer të gjuhës së tyre amtare, për të siguruar saktësi të shërbimeve të përkthimit.

 

 

Punë ndërsektoriale

E dimë që secili projekt përkthimi është unik. Menaxherët tanë të projekteve kujdesen që projektet ndërsektoriale të kombinojnë profesionalizmin e secilit prej profesionistëve, për t’u siguruar përkthim gjithëpërfshirës dhe i saktë pavarësisht kompleksitetit të kërkesave tuaja.

Multimedia

Në këtë kohë të globalizimit, e dimë që nuk mjafton vetëm një tekst në faqe. Krahas profesionalizmit tanë fillestar për përkthimin e raporteve biznesore, dokumentacionit dhe literaturës, shërbimet tona të plota biznesore përfshijnë edhe audio dhe video transkriptim, lokalizim të faqes së internetit, DTP, lektorim dhe teknologji mobile.

Kontroll të cilësisë së përkthimit

Me menaxherë të përkushtuar të projektit dhe proces gjithëpërfshirës të kontrollit të cilësisë sigurohet saktësia e çdo përkthimi.

Çdo projekt, qoftë përkthim, transkriptim ose lokalizim, kalon nëpër një proces përsëritës të përkthimit dhe lektorimit me qëllim që të dorëzohet përkthim i saktë në çdo kohë – Klikoni për më shumë informacione. \

Jeni të interesuar?

Na kontaktoni online ose dretëpërdrejtë përmes zyrave tona në Londër, Bukuresht, Shkup dhe Bangkok.