Vorbești română?
Ekipi ynë i kualifikuar nga Rumania para së gjithash punojnë në fushat ligjore, farmaceutike dhe të lojërave të internetit. Ne jemi krenarë për reputacionin tonë si linguistë profesionistë në këto dhe fusha të tjera.
Përkthyesit tanë
Ne punësojmë profesionistë të kualifikuar për fusha të caktuara, me përvojë të dëshmuar në fushën specifike. Ekipet tona të dedikuara në fushën ligjore, mjekësore, financiare dhe të lojërave të internetit e zotërojnë jo vetëm gjuhën rumune, por edhe zhargonin që është karakteristik për fushë të caktuar i cili kërkon interpretim preciz dhe të lokalizuar, jashtë kufijve të përkthimit të drejtëpërdrejtë.
Ne përkthejmë gjuhën rumune në dhe nga 100 gjuhë të ndryshme – edhe pse kombinimi ynë më i popullarizuar gjuhësor është rumunisht-anglisht dhe anasjelltas.
Përkthime në fushën ligjore nga dhe në gjuhën rumune
Profesionistët tanë ligjorë përkthejnë dokumentacione biznesore dhe ligjore në dhe nga gjuha angleze.
Nga ekipi ynë për shërbime biznesore më shpesh kërkohen përkthime të dokumenteve të nevojshme për themelimin e kompanive rumune, posaçërisht për themelimin e SRL (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar). Ne përkthejmë dokumentacione për statute të kompanive, deklarata nën betim dhe firmosje të aksionarëve inidividual, si dhe dokumente për regjistrimin e kompanive të huaja dhe regjistrime fiskale.
Poashtu, kemi përvojë në përkthimin e dokumentacionit në vijim të nevojshëm për:
- “Filiala”, themelimi i një filiale.
- “Sucursala”, themelimi i një dege, përfshirë përkthime të dokumenteve të huaja të kontabilitetit në gjuhën rumune. “Reprezentanta”, themelim i përfaqësisë.
- Dhe shumë lloje të tjera të dokumenteve ligjore komerciale.
Ekipi ynë i përkthyesve tanë të përhershëm dhe të pavarur mund t’ju ndihmojë me:
- Përkthime të dokumentacionit të nevojshëm për shitje të pronës
- Përkthime të noterizuara të apostileve dhe çertifikatave të martesave
- Përkthime të noterizuara të dokumenteve të udhëtimit
- Dhe shumë dokumente të tjera qytetarësh për regjistrim
Shërbime shtesë
Ne sigurojmë:
- Përkthime të dokumenteve rumune
- Transkriptim të dokumentacionit video dhe audio
- Lokalizim të materialit të përkthyer për të siguruar interpretim të hollësishme
- Korrigjim të dokumenteve të përkthyera nga dhe në gjuhën rumune si dhe gjuhë tjetër
Ne çdoherë arrijmë rezultate të shkëlqyeshme. Për përkrahje të klientëve tanë biznesorë ne ofrojmë edhe desktop botime (DTP), karikim digjital të shkronjave dhe redaktim të çdo materiali të përkthyer para shtypjes së tij.
Zyra jonë në Bukuresht
Në zyrën tonë në Bukuresht, GSI Translations ka ekip të fortë të folësve vendas të gjuhës rumune. Për arsye se zotërojnë edhe shumë gjuhë të tjera, konsiderojmë se vendndodhja jonë qendrore në kryeqytetin e Rumanisë na jep përparësi para konkurruesve, duke na mundësuar që të punësojmë profesionistët më të mirë dhe të përqëndrohemi në ekspertizën tonë sekondare në fushat mjekësore, ligjore dhe lojërave të internetit.
Mund të kontaktoni me ekipin tonë rumun drejtëpërdrejtë në zyrën tonë në Bukuresht:
GSI Translations
Rr. Buzesti, nr.50-52, etaj 11, modul 77,
District 1, 011015
Bucharest, Romania
Tel.: +40 37 378 1837
Fax: +40 21 302 11 30
Ose paraqituni në zyrën tonë kryesore në Londër.
Ekipi ynë profesional ju qëndron në dispozicion për çdo kërkesë tuajën.