Gjuha japoneze është gjuha e shtatë më e përdorura në internet, ndërsa vetë Japonia krenohet me ekonominë e saj e cila është e treta sipas madhësisë në botë, që e thekson nevojën për përkthim korporativ. Përkthyesit tanë japonez i kombinojnë aftësitë gjuhësore të gjuhës së tyre amtare me njohuritë e fushës përkatëse për të siguruar përkthim cilësor në çdo kohë.

Çdo projekt i nënshtrohet procesit të caktuar të kontrollit të cilësisë, që nënkupton se në realizimin e tij janë të përfshirë më tepër profesionistë gjuhësorë me kualifikime të larta.

Përkthime të dokumenteve financiare japoneze

Të gjithë përkthyesit financiar japonez janë profesionalisht të kualifikuar dhe me së paku pesë vjet përvojë pune në fushën e tyre. Ne përkthejmë dokumente financiare, siç janë raportet vjetore të kompanive dhe kuvendeve të aksionarëve, raporte mbi investime dhe portofolio, prospekte për fletëobligacionet dhe kapital të fletëaksioneve, si dhe vërtetime për sigurime dhe raporte financiare. Mësoni më shumë për shërbimet tona të përkthimit financiar.

Përkthime ligjore nga dhe në gjuhën japoneze

Të gjithë përkthyesit tanë ligjorë kanë së paku përvojë dhjetëvjeçare në fushën e tyre, që në kombinim me aftësitë gjuhësore të gjuhës së tyre amtare, iu mundëson të sigurojnë përkthime të sakta të dokumenteve ligjore, nga rregulloret tregtare deri te raportet gjyqësore. Mësoni më shumë për shërbimet tona të përkthimit ligjor.

Përkthime mjekësore

Përkthyesit tanë mjekësorë kanë përvojë profesionale në fushën farmaceutike dhe të shkencave të jetës së gjallë. Të gjithë përkthyesit kanë së paku përvojë dhjetëvjeçare dhe njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës amtare, që iu mundëson të sigurojnë përkthim të saktë të çdonjërës prej kombinimeve gjuhësore. Mësoni më shumë për shërbimet tona të përkthimeve mjekësore.

Përkthime të lojërave të internetit

Si një industri tashmë e zhvilluar, lojërat e internetit kërkojnë aftësi profesionale gjuhësore dhe lokalizim, ashtu që e tërë terminologjia të mund të përkthehet në dhe nga gjuha japoneze. Të gjithë përkthyesit të cilët i angazhojmë kanë japonishten gjuhë amtare, në kombinim me njohuri të shkëlqyer në fushën e lojërave të internetit. Mësoni më shumë rreth përkthimit tonë të lojërave të internetit këtu.