هل تتكلم العربية؟

Lindja e Afërt është shpesh e pranishme në skenën botërore, në biznes ose politikë, që e bën përkthimin nga dhe në gjuhën arabe një aftësi gjuhësore shumë të kërkuar.

Përkthyesit tanë me kualifikime të larta janë folës vendas të gjuhës arabe të cilët kombinojnë aftësitë e tyre gjuhësore me përvojën profesionale në fushën ligjore, financiare dhe të kontabilitetit, mjekësore dhe të shkencave të jetës. Ne konsiderojmë se kjo përparësi na mundëson që të dorëzojmë përkthimet më të mira dhe më të sakta nga dhe në gjuhën arabe në çdo fushë.

Përkthime ligjor nga dhe në gjuhën arabe

Ekipi ynë ligjor e kupton ndërlidhshmërinë e gjuhës arabe dhe të terminologjisë ligjore, që na mundëson të sigurojmë përkthime të sakta të dokumenteve ligjore dhe materialeve tjetra. Të gjithë përkthyesit ligjorë të cilët punojnë për ne kanë së paku 10 vjet përvojë pune në atë fushë.

Financat dhe kontabiliteti arabik

Përkthyesit tanë financiar janë me kualifikime të larta dhe me përvojë në përkthime të çfarëdo lloji të dokumenteve financiare, përfshirë sigurimin, bankimin, bursat dhe kontabilitetin korporativ.

Përkthime të dokumenteve mjekësore nga dhe në gjuhën arabe

Ekipi ynë për mjekësi dhe shkenca të jetës përfshin folës të gjuhës arabe me së paku 10 vjet përvojë pune në këtë fushë. Në kombinim me njohjen e shkëlqyer të gjuhës amtare, kjo na mundëson që të sigurojmë përkthime të sakta të dokumenteve mjekësore nga dhe në gjuhën arabe.

Audio dhe video transkriptim nga dhe në gjuhën arabe

Krahas gjuhës standarde moderne arabe, përkthyesit tanë arabik e zotërojnë edhe gjuhën e përditshme arabe dhe të shumtën e dialekteve rajonale. Ne mund të transkriptojmë dhe përkthejmë gjuhën e folur arabe nga audio dhe video regjistrime nga e tërë zona folëse arabe.

Ekipi ynë profesional i përkthimit nga dhe në gjuhën arabe ju qëndron në dispozicion, pavarësisht kërkesave tuaja.