Përkthim profesional nga dhe në gjuhën spanjolle
Përkthyesit tanë profesionistë përqëndrohen në katër sektorë kryesor afaristë: ligjor, financiar, mjekësor dhe të lojërave të internetit.
Ky nivel i profesionalizmit nënkupton që ne jemi veçanërisht të kualifikuar për përkthime ligjore nga dhe në gjuhën spanjolle, si dhe për përkthime të dokumentacionit financiar dhe përkthime mjekësore dhe farmaceutike.
Spanish Translation
Përkthime të dokmenteve ligjore nga dhe në gjuhën spanjolle
Përkthyesit tanë profesional ligjor kanë përvojë dhe kualifikime të dëshmuara në fushën ligjore. Shërbimet tona për përkthime biznesore përfshijnë përkthime të dokumenteve për fillimin e kompanisë të cilat janë të nevojshme për të krijuar shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (sociedad limitada laboral) ose ndërmarrje publike me përgjegjësi të kufizar (sociedad anonima), përkthime të raporteve vjetore, licencave komunale, etj.
Kryesisht, ne u ndihmojmë organizatave korporative dhe jo-korporative me interesa ndërkombëtare, mirëpo mundemi të ndihmojmë edhe me përkthime individuale dhe private, për shembull të dokumenteve për pronësi dhe patundshmëri, regjistrime civile dhe vërtetime, si dhe dokumente të nevojshme për lejeqëndrime dhe leje pune.
Përkthime financiare nga dhe në gjuhën spanjolle
Ne poashtu angazhojmë përkthyes me përvojë për financa dhe kontabilitet të cilët shpesh i ndihmojnë ose bashkëpunojnë me ekipin tonë për përkthime ligjore. Me njohuri të tërërishme të terminologjisë spanjolle të kontabilitetit, përkthyesit tanë sigurojnë përkthime të sakta dhe precize të të gjitha dokumenteve financiare, përfshirë llogaritë vjetore, dokumente të aksionarëve, etj.
Përkthime mjekësore nga dhe në gjuhën spanjolle
Ekipi ynë përkthyes i mjekësisë e mbulon fushën mjekësore, farmaceutike dhe shkencore. Me njohurinë përvojën tonë profesionale, ne përkthejmë tekste spanjolle mjekësore sipas standardeve më të larta.
Poashtu kemi ekip profesional të hetuesve (Njësia mjekoligjore), me të cilin linguistët tanë ligjor dhe të mjekësisë bashkëpunojnë për të siguruar përkthim të saktë dhe precize të dokumentacionit të huaj në lidhje me raste të vdekjes të shtetasve britanik jashtë vendit.
Përkthim të faqeve të internetit nga dhe në gjuhën spanjolle
Përveç përkthimeve të dokumenteve nga dhe në gjuhën spanjolle, ne poashtu ofrojmë përkthim profesional dhe me cilësi të faqeve të internetit, nga meta tags deri te përmbajtja kryesore. Ekipi ynë i përkthyesve të gjuhës spanjolle posedon kompetencë të lartë teknike dhe çdoherë ofron përkthime të shpejta dhe të sakta.
Shërbime shtesë të përkthimit
Ne poashtu ofrojmë edhe transkriptim të dokumenteve spanjolle audio dhe video, lektorim të gjuhës spanjolle dhe një varg të shërbimeve të tjera shtesë afariste, si dizajn dhe përgatitje të dokumenteve, me qëllim që të sigurohet rezultat më profesional i mundshëm i cili do të plotësojë nevojata tuaja.
Ekipi ynë i përkthyesve profesionistë nga dhe në gjuhën spanjolle ju qëndron në dispozicion, pavarësisht kërkesave tuaja. Gjëja e vetme që duhet të bëni është të merrni ofertë!