Parli italiano?

Gjuha italiane është një ndër gjuhët kryesore me të cilat punon GSI Translations, veçanërisht në fushën ligjore dhe financiare. GSI translations kujdeset që ekipi ynë për përkthim nga dhe në gjuhën italiane të jetë shumë selektiv në aspektin e përkthyesve të cilët i punëson dhe të cilëve gjuha italiane është gjuhë e tyre amtare dhe i kuptojnë shumëkuptimësitë e gjuhës.


Përkthim nga dhe në gjuhën italiane

Përkthime ligjore

GSI angazhon folës vendas të gjuhës italiane me njohuri profesionale, të tërësishme dhe përvojë në fushën ligjore. Ne ofrojmë përkthime të sakta ligjore nga dhe në gjuhën italiane. Sigurojmë përkthim të përkryer të të gjitha dokumenteve, nga procedurat korporative gjyqësore deri në fillimin e kompanive italiane.

Financa dhe kontabiliteti italian

Ekipi ynë për përkthime financiare përfshin folës vendas të gjuhës italiane, me njohuri profesionale të kontabilitetit dhe financave italiane. Zakonisht marrim kërkesa për përkthime të raporteve italiane financiare dhe raporte të kompanive, mirëpo shpesh kemi edhe kërkesa për përkthim të dokumenteve italiane për sigurim, prospekte për fletëobligacione dhe fletëaksione dhe raporte të aksionarëve.

Gjuha italiane

Gjuha italiane është gjuhë e rëndësishme evropiane, një ndër gjuhët zyrtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe një ndër gjuhët e punës së Këshillit të Evropës. Gjuha italiane është gjuha e tretë në Bashkimin Evropian sipas numrit të folësve të cilët e përdorin si gjuhë të parë, me 65 milion folës vendas të gjuhës (13% e popullsisë së BE-së), ndërsa 14 milion banorë të BE-së (3%) e përdorin si gjuhë të dytë. Përfshirë edhe folësit e gjuhës italiane në vendet që nuk janë pjesë e BE-së (si Zvicra dhe Shqipëria) dhe në kontinente tjera, numri i përgjithshëm i folësve është rreth 85 milion. https://en.wikipedia.org/wiki/Italian_language

Nëse ju duhet përkthim nga gjuha italiane në gjuhën angleze dhe anasjelltas, ku cilësia dhe besueshmëria janë me rëndësinë më të madhe, mund të mbështeteni te ne. Traduzioni italiane di qualità!

Ekipi ynë profesional nga dhe në gjuhën italiane ju qëndron në dispozicion, pavarësisht kërkesave të juaja.