Parlez-vous français?
Ekipi ynë i përkthyesve profesionistë francezë punon në projekte të çfarëdo madhësie dhe siguron dorëzim të shpejtë dhe saktësi të plotë. Ne punojmë vetëm me folës vendas të gjuhës të cilët ofrojnë përkthim profesional nga dhe në gjuhën frënge, si dhe shumë gjuhë të tjera.
Në vitin 2015, GSI Translations iu dha një kontratë prestigjioze 4 vjeçare me Drejtorinë e Përgjithshme për përkthime të BE-së në Luksemburg, për përkthime ligjore frëngjisht – anglisht.
Përkthim nga dhe në gjuhën frënge
Përkthime nga dhe në gjuhën frënge në fushën ligjore
Ekipi ynë i fushës ligjore ka njohuri të tërësishme në mbi 100 gjuhë dhe përfshin folës vendas të gjuhës frënge të cilët përkthejnë dhe lokalizojnë dokumente ligjore frënge. Në projekte me organizata korporative dhe jo-korporative, si dhe me kompani shumëkombëshe, përkthyesit tanë punojnë me menaxherë të dedikuar të projekteve për të siguruar saktësi, shpejtësi dhe cilësi e lartë të përkthimit. Poashtu, ne i plotësojmë edhe kërkesat tuaja për përkthime ligjore të madhësisë më të vogël. E tëra që duhet të bëni është të merrni ofertë.
Përkthime nga dhe në gjuhën frënge në fushën financiare
Ekipi ynë financiar dhe i kontabilitetit ka njohuri të tërësishme të gjuhës frënge në fushën e financave dhe siguron përkthime të hollësishme dhe të lokalizuara të të gjitha llojeve të dokumenteve financiare, përfshirë raporte të aksionarëve, dokumente tatimesh dhe të sigurimeve dhe dokmentacion të kompanive.
Përkthime nga dhe në gjuhën frënge në fushën e mjekësisë
Ne përkthejmë dokumentacion teknik, rregullator, klinik dhe të marketingut për sektorin françez mjekësor dhe farmaceutik. Secili prej përkthyesve të cilin e angazhojmë ka së paku 10 vjet përvojë pune në fushën e mjekësisë, me qëllim që të sigurohet përkthim i saktë i kësaj fushe teknike.
Gjuha frënge
Gjuha frënge është gjuhë zyrtare e 29 shteteve, shumica prej të cilave janë anëtare të frankofonisë, komunitet i vendeve në të cilat flitet gjuha frënge. Është gjuhë e parë zyrtare në Francë, Belgjikën jugore, Zvicrën perëndimore, Monako, disa pjesë të caktuara të Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa e flasin edhe komunitete të ndryshme në vende të tjera. Nga viti 2015, 40% e popullisë frankofonase (përfshirë L2 dhe folës të pjesërishëm vendas të gjuhës) gjendet në Evropë, 35% në Afrikën sub-Sahariane, 15% në Amerikën Veriore dhe në Lidjen e Afërt, 8% në të dy kontinentet amerikane dhe 1% në Azi dhe Oqeani.
https://en.wikipedia.org/wiki/French_language
Ekipi ynë profesional i përkthyesve nga dhe në gjuhën frënge ju qëndron në dispozicion, pavarësisht kërkesava tuaja.