Nga të gjitha gjuhët e folura në botë, gjuha angleze vazhdon të jetë një nga gjuhët më të përfaqësuara. Si gjuhë zyrtare e punës e shumë organizatave ndërkombëtare si OKB, Gjyqi Ndërkombëtar Penal, Këshilli i Evropës dhe NATO, gjuha angleze paraqet urë ndërlidhëse gjuhësore aty ku bashkëbiseduesit nuk ndajnë gjuhë të përbashkët primare.
Nga selia jonë në Londër ne bëjmë përkthim profesional nga dhe në gjuhën angleze në fushën e ligjore, financiare, lojërave të internetit, mjekësore dhe farmaceutike, përfshirë edhe lokalizim britanik nga dialekte të tjera angleze.
Shërbime ndërkombëtare për përkthim dhe lokalizim nga dhe në gjuhën angleze
Përkthyesit tanë janë folës vendas të gjuhës angleze nga Ishujt Britanikë, Amerika Veriore dhe Australazia, që nënkupton se mund të sigurojmë përkthime standarde të anglishtes të cilat janë të lokalizuara për çdo dialekt rajonal.
Edhe pse të gjitha dialektet e gjuhës angleze janë midis vete të kuptueshme në suaza të gjera, megjithatë ekzistojnë dallime të konsiderueshme të cilat mund të kenë ndikim të madh, posaçërisht në frazeologjinë ligjore dhe mjekësore. Për këtë arsye, ne garantojmë se përkthyesit tanë profesionistë posedojnë përvojë në sektorin përkatës dhe njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës amtare.
Kombinime gjuhësore në gjuhën angleze
Ne punojmë me mbi 100 kombinime gjuhësore, përfshirë gjuhën spanjolle, frënge, ruse dhe kineze. Me zyra shoqëruese në Shkup, Bukuresht dhe Bangkok, ne jemi kompetentë për përkthime nga dhe në gjuhët ballkanike, me folës vendas të gjuhëve të cilët përkthejnë nga gjuha sërbe, kroate, bullgare, maqedonase, shqipe dhe rumune në gjuhën angleze.