Вы говорите по-русски?
Prezenca e vazhdueshme e Rusisë në skenën botërore dhe mundësitë për biznes të cilat ekzistojnë në tregjet ruse vazhdojnë të krijojnë kërkesë të madhe të shërbimeve profesionale të përkthimit rus.
Si dhe shumë gjuhë të tjera të cilat nuk e përdorin alfabetin latin, gjuhët dhe dialektet ruse paraqesin sfidë të madhe, megjithatë komunikimi i saktë është me rëndësi jetësore për ndërtimin e lidhjeve të forta afariste. Ekipi rus i GSI Translations siguron urë të komunikimit midis palëve të cilat duan të bashkëpunojnë me njëra tjetrën.
Russian Translation
GSI Translations punëson vetëm përkthyes me njohuri të shkëlqyer të gjuhës ruse dhe angleze. Klientëve u sigurojmë përkthime gjyqësore, informata për përkthyesin, madje edhe noterizim të përkthimeve.
Përkthime të dokumenteve ligjore ruse
Përkthyesit tanë ligjor kanë së paku dhjetë vjet përvojë pune në fushënligjore dhe e kombinojnë këtë profesionalizëm me gjuhën amtare për të siguruar përkthim të saktë të dokumenteve ligjore dhe materialeve shtesë. Mësoni më shumë për përkthyesit tanë ligjor.
Raporte financiare dhe dokumente ruse
Shpesh si përkrahje ose si pjesë e një projekti të përkthimit, ekipi ynë financiar është profesional në fushën e kontabilitetit dhe financave dhe kujdeset që çdoherë përkthimet të jenë të sakta nga dhe në gjuhën ruse. Mësoni më shumë për shërbimet tona për përkthim financiar.
Gjuha ruse
Gjeografisht gjuha më e përhapur në Euroazi dhe më e përdorura prej gjuhëve sllave. Poashtu është gjuhë amtare e numrit më të madh të njerëzve në Evropë, me 144 milionë folës vendas në Rusi, Ukrainë dhe Bjellorusi. Gjuha ruse është gjuha e tetë më e përdorura në botë sipas numrit të folësve vendas dhe e shtata sipas numrit të përgjithshëm të folësve. Gjuha ruse është njëra ndër gjashtë gjuhët zyrtare të Kombeve të Bashkuara.
Si mund t’ju ndihmojmë?
Ekipi ynë për përkthim nga dhe në gjuhën ruse ju qëndron në dispozicion, pavarësisht kërkesave tuaja. Na kontaktoni drejtëpërdrejtë në zyrat tona në Londër, Shkup ose Bukuresht, ose merrni ofertë online.