Sprechen Sie Deutsch?
Të gjithë përkthyesit gjerman janë të kualifikuar dhe kanë së paku 10 vjetë përvojë pune në përkthim dhe sipas mundësisë përvojë të drejtëpërdrejtë në fushën përkatëse. Ekipi i GSI për përkthim nga dhe në gjuhën gjermane është i përbërë vetëm nga folës vendas të gjuhës. Fakti se përkthyesit tanë janë të kualifikuar në fushën përkatëse dhe janë linguistë të jashtëzakonshëm i jep klientit besim të plotë.
Një nga gjuhët kryesore në botë, gjuha gjermane, është gjuhë e parë e rreth 95 milionë njerëzve në mbarë botën dhe është gjuha më e shpërndarë amtare në Bashkimin Evropian. Gjermanishtja është poashtu gjuha e tretë e huaj e cila më shpesh mësohet në SHBA (pas gjuhës spanjolle dhe frënge) dhe në BE (pas gjuhës angleze dhe frënge, në nivel më të ulët të mesëm), gjuhë e dytë më shpesh e përdorur në shkencë, si dhe gjuha e tretë më shpesh e përdorur në internet (pas gjuhës angleze dhe ruse). Gjermania është e listuar në vendin e pestë sa i përket botimit vjetor të librave të reja, me një të dhjetën e të gjitha librave (përfshirë edhe e-libra) në botë të cilat botohen në gjuhën gjermane. https://en.wikipedia.org/wiki/German_language
Ekipi ynë i përkthimit nga dhe në gjuhën gjermane ju qëndron në dispozicion, pavarësisht kërkesave tuaja.