E vendosur në qendër të qytetit, zyra jonë në Shkup ofron kombinime të ndryshme gjuhësore të gjuhës angleze, shqipe, boshnjake, bullgare, kroate, maqedonase, malazeze, rumune, sërbe, sllovene dhe turke.
Përkthyesit tanë profesional janë të kualifikuar në fushat e tyre dhe përbëhet nga juristë, profesorë, kontabilistë, mjekë dhe mësues.
Përkthime profesionale biznesore
Ekipi ynë i përkthyesve të brendshëm dhe të pavarur ka përvojë të madhe në të gjitha kombinimet gjuhësore ballkanike dhe udhëheqet nga menaxherë të projekteve të cilët administrojnë me projekte të mëdha në kohë dhe në kuadër të buxhetit.
Zyra jonë ballkanike në Shkup, sikurse zyrat tona të tjera, i përdor të njëjtat procese të kontrollit të cilësisë dhe siguron cilësi dhe qëndrueshmëri në të gjitha fazat dhe fushat.
Përkthime ligjore
Përkthyesit tanë ligjorë kanë njohuri profesionale të legjislacionit rajonal dhe gjatë përkthimit të dokumenteve ligjore e transferojnë njohurinë e tyre profesionale për të siguruar pajtueshmëri ligjore dhe mirëkuptim nga përdoruesit.
Nga ne më shpesh kërkohet përkthim nga dhe në gjuhën angleze të dokumenteve për themelimin e kompanive ballkanike, që ju ndihmon klientëve të plotësojnë rregulloret lokale.
Ne poashtu sigurojmë përkthime të kërkesave për patentë, shitje të pronave, kontrata për punësim dhe biznes plane.
Përkthime mjekësore, klinike dhe farmaceutike
Të gjithë përkthyesit tanë mjekësorë kanë së paku 10 vjet përvojë pune në fushën e tyre dhe e kombinojnë atë me njohuritë e tyre profesionale të gjuhës përkatëse ballkanase për të siguruar përkthime profesionale të pyetësorëve mjekësorë, udhëzimeve të përdorimit, udhëzimeve të barnave, raporteve laboratorike, etj.
Së bashku me ekipin tonë ligjor, ne jemi veçanërisht të trajnuar për përkthim të patentëve mjekësor për tregun ballkanik.
Dokumente financiare në gjuhët ballkanike
Ekipi ynë për financa ballkanike posedon profesionalizëm për përkthim të dokumenteve financiare dhe të kontabilitetit të kompanive, nga dhe në të gjitha gjuhët rajonale. Edhe pse ne zakonisht punojmë në përkthime ligjore me madhësi më të madhe, ne poashtu bëjmë përkthimin edhe të dokumenteve dhe raporteve individuale siç janë deklaratat tatimore dhe raportet e auditimit.