Përkthime të fushës ligjore
GSI Translations e di që saktësia dhe hollësitë janë me rëndësi kryesore në përkthimet ligjore, ku përkthimet e dykuptimta ose interpretimi jo adekuat i dokumenteve ligjore mund të shkaktojnë probleme të mëdha.
GSI punon vetëm me përkthyes të cilët janë të kualifikuar në fushën ligjore ose kanë së paku përvojë dhjetëvjeçare të punës në fushën ligjore. Falë këtij kombinimi të përvojës dhe kualifikimit, çdo përkthyes siguron që përkthimi të pasqyrojë terminologjinë, shprehjet dhe sintaksën zakonisht të përdorura në sektorin ligjor.
Saktësia është kyçe për përkthimet ligjore dhe përkthyesit tanë punojnë sipas standardeve të sakta, pa hapësirë për gabime ose dykuptimësi. Ne e kuptojmë rëndësinë e afateve të fundit të cilat kanë të bëjnë me seancat e caktuara gjyqësore dhe procedurat e përgjithshme gjyqësore dhe mund të sigurojmë afat të shpejtë të dorëzimit të përkthimeve krahas kompleksitetit të dokumenteve të caktuara.
Konfidencialiteti
Të gjithë linguistët tanë – qofshin të brendshëm apo të pavarur – duhet të nënshkruajnë marrëveshje konfidencialiteti në mënyrë që të jemi të sigurt se do të respektojnë politikën tonë strikte të konfidencialitetit. Klientët përsëri kthehen në GSI jo vetëm për shkak të saktësisë së përkthimit, por edhe për shkak të profesionalizmit dhe integritetit të procesit të tërësishëm të menaxhimit me cilësinë e dokumenteve.
Ne ofrojmë shërbime përkthimi për gamë të gjerë të dokumenteve, përfshirë:
- Rregullore dhe direktiva;
- Marka tregtare;
- Raporte gjyqësore;
- Dokumente për procese gjyqësore;
- Deklarata nën betim;
- Tenderë;
- Kushte;
- Shfajësime ligjore;
- Raporte për aksidente;
- Kontrata dhe marrëveshje (siç janë kontratat aksionare, kontratat për konfidencialitet të të dhënave).
Gjuhët
Ne ofrojmë më shumë se 100 kombinime gjuhësore nga katër zyrat tona në Londër, Shkup, Bukuresht dhe Bangkok. Të gjithë përkthyesit tanë punojnë në gjuhën e tyre amtare për të siguruar kuptim të tërësishëm të shumëkuptimësisë dhe dialekteve të çdo gjuhe.
Në vitin 2015, GSI Translations iu dha një kontratë prestigjioze 4 vjeçare me Drejtorinë e Përgjithshme për Përkthime të BE-së në Luksemburg për përkthime ligjore nga gjuha frënge në gjuhën angleze.
Hetues nga Mbretëria e Bashkuar
GSI Translations ka formuar ekip specialistësh të hetuesve (njësi mjekoligjorë), ku linguistët tanë ligjor dhe të mjekësor punojnë së bashku për të siguruar përkthim të saktë të dokumentacionit të huaj në lidhje me raste të shtetasve britanik jashtë vendit.
Ekip për Përkthime Ligjore
Ekipi ynë i përhershëm dhe i pavarur përbëhet nga përkthyes ligjor të kualifikuar dhe me përvojë së paku 5 vjeçare në këto fusha. Shumë prej tyre kanë përvojë të drejtëpërdrejtë të punës si avokatë, nëpunës gjyqësor, sekretarë ligjorë ose zyrtarë policor.
Ne shpesh punojmë në projekte shumë të gjera të cilat nënkuptojnë bashkëpunim midis përkthyesve tanë financiar dhe ligjor. Çdo ekip i yni i kualifikuar në fushën dhe gjuhën e vet siguron përkthime të sakta dhe të përshtatshme me nevojat tuaja individuale. Ne i zgjedhim përkthyesit në bazë të përvojës dhe kualifikimit të tyre në mënyrë që përthimet të jenë të sakta dhe të kualitetit të lartë.
Na kontaktoni për të marrë ofertë për përkthime ligjore.