Departamenti i GSI për botime desk top (DTP)
Departamenti ynë DTP është i krijuar për të ofruar shërbime të specializuara në lidhje me botimin desktop shumëgjuhësor, tipografinë digjitale dhe dizajnin për marketing biznesor, aplikacione inxhinerike dhe publikime teknike. Ekipi ynë ka më shumë se 10 vite përvojë praktike në ofrimin e shërbimeve të DTP.
Të gjithë anëtarët e ekipit janë të kualifikuar për të punuar me veglat për DTP. Ekipi ynë është shumëkombësh dhe i mbulon gjuhët evropiane (alfabetin latin dhe cirilik), arabe dhe aziatike. Për dallim nga shumë agjensione të tjera që ofrojnë shërbime të DTP-së, ky spektër i shërbimeve gjuhësore na jep përparësi që të kuptojmë ndërlidhshmërinë e gjuhëve të cilat karakterizohen për nga mënyra e shkrimit nga e djathta në të majtë. Kjo na mundëson që pa pengesë të krijojmë dokumente dykahëshe nga e djathta në të majtë të cilat janë të njëjta me burimet tuaja origjinale nga e majta në të djathtë.
Shërbimet tona DTP janë të cilësisë më të lartë. Ne ofrojmë shërbime të DTP-së në formatet Mac dhe PC dhe i konvertojmë dokumentet në platforma të ndryshme.
Departamenti DTP i GSI Translations siguron shërbime cilësore për klientët.
Softueri me të cilin punojmë:
GSI bashkëpunon me ekipin tuaj korporativ dhe kujdeset që formatimi i përgjithshëm të jetë si duhet, pavarësisht nga opsionet gjuhësore. Departamenti për DTP mbulon spektër të gjerë të aplikacioneve për botime desktop dhe programe përkatëse grafike, si dhe CAD softuer, përfshirë:
- Adobe InDesign
- QuarkXPress
- Microsoft Publisher
- CorelDRAW
- Adobe Illustrator
- Adobe Photoshop
- Adobe FrameMaker
- Adobe PageMaker
- Quicksilver
- Corel Ventura
- AutoCAD
DTP dhe shërbimet e përkthimit
Ne konsiderojmë se shërbimet tona të DTP-së janë pjesë shtesë e shërbimeve tona të përkthimit biznesor, gjë që na mundëson të ofrojmë zgjidhje gjithëpërfshirëse për të gjithë klientët, në të gjitha fushat dhe në të gjitha gjuhët.