Me vizitë të faqes sonë të internetit ju kyçeni në “Shërbimin” tonë dhe pranoni që të jeni të obliguar me kushtet në vijim (“Kushte të Përdorimit”, “Kushte”), përfshirë edhe kushtet dhe politikat shtesë të cekura këtu dhe/ose në dispozicion përmes hiperlidhjes. Këto Kushte të Përdorimit u referohen të gjithë përdoruesve të faqes, duke i përfshirë pa kufizime edhe përdoruesit të cilët janë shfletues, shitës, klientë dhe/ose pjesëmarrës në përpilimin e përmbajtjes.
Ju lutemi i lexoni me kujdes këto Kushte të përdorimit para se të hyni ose të përdorni faqen tonë të internetit. Me hyrjen në ose shfrytëzimin e cilës do pjesë të faqes, ju jeni dakord që të jeni të obliguar në këto Kushte të përdorimit. Nëse nuk pajtoheni me të gjitha kushtet e kësaj marrëveshjeje, nuk mund të hyni në faqen e internetit ose të përdorni çfarëdo shërbime. Nëse këto Kushte të përdorimit konsiderohen si ofertë, pranimi është në mënyrë eksplicite i kufizuar në ato.
Në këtë faqe mund të shqyrtoni në çdo kohë versionin më aktual të Kushteve të përdorimit. Ne e rezervojmë të drejtën për të bërë përditësime, ndryshim ose zëvendësim të çfarëdo pjese të këtyre Kushteve të përdorimit përmes publikimit të përditësimeve dhe/ose të ndryshimeve në faqen tonë të internetit. Është përgjegjësi e juaj që kohë pas kohe të kontrolloni këtë faqe për ndryshime të mundshme. Përdorimi i juaj në vazhdimësi ose qasje në faqen e internetit pas publikimit të çfarëdo ndryshimeve paraqet pranim të atyre ndryshimeve.
Ne e rezevojmë të drejtën që në çdo kohë të refuzojmë shërbim ndaj cilido personi, për çfarëdo arsye.
Duhet të dini që përmbajtja juaj mund të transferohet e pa-koduar dhe të përfshijë (a) transmetime përmes rrjeteve të ndryshme dhe (b) ndryshime për shkak të harmonizimit dhe përshtatjes së kërkesave teknike të rrjeteve ose pajisjeve të lidhura.
Pajtoheni që pa miratimin me shkrim nga ne, ju nuk do të riprodhoni, shumoni, kopjoni, shitni, rishitni ose shfrytëzoni ndonjë pjesë të shërbimit, përdorimit të shërbimit, ose qasjen deri te shërbimi ose çfarëdo kontakti në faqen e internetit përmes së cilës sigurohet shërbimi.
Ne nuk mbajmë përgjegjësi nëse të dhënat në dispozicion në këtë faqe të internetit nuk janë të sakta, të plota ose aktuale. Materiali në këtë faqe të internetit është i dhënë vetëm për informata të përgjithshme dhe nuk duhet të mbështeteni në atë dhe as ta përdorni si bazë të vetme për sjellje të vendimeve pa konsultim me burime kryesore, më të sakta, më të plota dhe më aktuale të informatave. Çdo pranim i materialit të kësaj faqe të internetit është në përgjegjësinë tuaj.
Kjo faqe e internetit mund të përmbajë të dhëna të caktuara historike. Të dhënat historike jo çdoherë janë aktuale dhe janë të dhëna vetëm për qasje juaj të shikimit. Ne e rezervojmë të drejtën për të bërë ndryshime në përmbajtjen e kësaj faqe të internetit në çdo kohë, mirëpo nuk kemi obligimin që të përditësojmë të dhënat të faqes tonë të internetit. Ju jeni dakord që obligim i juaj është të ndjekni ndryshimet në faqen tonë të internetit.
Lidhjet nga palë të treta në këtë faqe të internetit mund të ju referojnë në faqe të internetit të palëve të treta të cilët nuk janë lidhur me ne. Ne nuk jemi përgjegjës për hulumtimin ose vlerësimin e përmbajtjes ose saktësisë dhe nuk garantojmë, dhe as mbajmë përgjegjësi për materialet ose faqet e internetit të palëve të treta, ose për çfarëdo materiale të tjera, produkte ose shërbime nga palë të treta.
Ne nuk jemi përgjegjës për çfarëdo dëmtimi në lidhje me furnizimin ose përdorimin e mallrave, shërbimeve, burimeve, përmbajtjes ose transaksioneve të tjera të bëra në lidhje me faqet e internetit të palëve të treta. Ju lutemi me kujdes i shqyrtoni politikat dhe praktikat e palëve të treta për t’i kuptuar para se të kyçeni në ndonjë transaksion. Ankesat, kërkesat ose pyetjet në lidhje me produktet e palëve të treta duhet t’u adresohen atyre.
Dorëzimi i të dhënave personale është i rregulluar me Politikën tonë të Privatësisë. Për të shqyrtuar Politikën tonë të Privatësisë klikoni këtu.
Herë pas here mund të ekzistojnë informata në faqen tonë të internetit ose në Shërbimin, të cilat përmbajnë gabime tipografike, pasaktësi ose lëshime. Ne e rezervojmë të drejtën për të bërë korrigjim të gabimeve ose lëshimeve pa njoftim paraprak.
Krahas ndalesave tjera të listuara në Kushtet për përdorim, poashtu ndalohet përdorimi i faqes së internetit ose përmbajtjes së saj për: (a) qëllime të paligjshme; (b) inkurajim të personave të tjerë për të kryer ose për të marrë pjesë në çfarëdo veprime të paligjshme; (c) shkelje të dispozitave ndërkombëtare, federale, krahinore ose shtetërore, rregulla, ligje dhe rregullore lokale; (ç) shkelje apo dëmtim të drejtave tona të pronës intelektuale ose të drejtat e pronës intelektuale të personave të tjerë; (d) maltretim, keqpërdorim, ofendim, shpifje, poshtërim, frikësim ose diskriminim në bazë të gjinisë, orientimit seksual, fesë, përkatësisë etnike, racës, moshës, origjinës kombëtare ose invaliditetit; (dh) paraqitje të informatave të pavërteta ose të gabuara; (e) bashkangjitja ose transferim i viruseve ose llojit të tjetër të kodit malicioz që mund të shfrytëzohet në mënyrë e cila ndikon në funksionalitetin ose funksionimin e Shërbimit ose të ndonjë faqeje të lidhur të internetit, të faqeve të tjera të internetit, ose të internetit; (ë) mbledhje ose ndjekje të të dhënave personale të personave tjerë; (f) e-mesazhe masovike të cilat përdoren për reklamim, si dhe vegla dhe viruse për grumbullimin e të dhënave personale; (g) qëllime jomorale ose të pahijshme; ose (gj) pengimin ose anashkalimin e karakteristikave të sigurisë të Shërbimit ose cilëdo faqeje të ndërlidhur të internetit, faqe të tjera të internetit ose të internetit. Ne e rezervojmë të drejtën që të ju ndërpresim përdorimin e Shërbimit ose çfarëdo faqeje të ndërlidhur të internetit për shkak të shkeljes të cilëdo prej qëllimeve të ndaluara.
Ne nuk garantojmë se përdorimi i shërbimit tonë do të jetë i pandërprerë, në kohë, i sigurtë dhe pa gabime.
Ne nuk garantojmë se rezultatet që mund të fitohen nga përdorimi i shërbimit do të jenë të sakta ose të sigurta.
Jeni dakord që kohë pas kohe mund të ndërpresim shërbimin në kohë të pacaktuar ose t’a anulojmë në çdo kohë pa ju njoftuar për këtë.
Shprehimisht jeni dakord që përdorimi ose pamundësia për të përdorur shërbimin është në rrezikun tuaj personal. Vetë Shërbimi dhe të gjitha produktet dhe shërbimet të cilat i fitoni përmes së njëjtës janë (vetëm nëse nuk është shprehimisht e cekur nga ne) të dhëna “ashtu si janë” dhe “ashtu si janë në dispozicon” për përdorimin tuaj, pa kurrfarë garanca dhe kushte, të shprehura ose të nënkuptuara, përfshirë edhe të gjitha garancat e nënkuptuara ose kushtet për cilësi, përshtatshmëri për një qëllim të caktuar, qëndrueshmëri, të drejtë të pronës dhe paprekshmëri.
Në asnjë rast, GSI Translations, drejtorët tanë, nëpunësit, punonjësit, filialet, përfaqësuesit, kontraktuesit, praktikantët, furnizuesit, ofruesit e shërbimeve ose dhënësit e licencave nuk do të jenë përgjegjës për çfarëdo shkelje, humbje, dëm ose çfarëdo dëmtime të drejtëpërdrejta, të tërthorta, të rastësishme, ndëshkuese ose rrjedhimore të secilit lloj, përfshirë, por jo vetëm, fitim të humbur, të ardhura të humbura, kursime të humbura, humbje të të dhënave, shpenzime për zëvendësim ose dëme të tjera, pavarësisht a janë të bazuara mbi marrëveshje, veprime kundërligjore (përfshirë neglizhencë), obligim të rreptë ose tjetër, që del nga përdorimi i juaj të njërës prej shërbimeve ose të produkteve të prokuruara me shfrytëzimin e shërbimit ose për secilën kërkesë tjetër që është në lidhje në çfarëdo mënyrë me përdorimin tuaj të shërbimit ose të ndonjë produkti, përfshirë, por jo vetëm, gabime ose lëshime në njërën nga përmbajtjet, ose çfarëdo humbje ose dëmi të ndodhur si rezultat i përdorimit të shërbimit ose të çfarëdo përmbajtjeje (ose produkti) të publikuar, të transferuar ose në mënyrë tjetër në dispozicion përmes shërbimit, edhe nëse është lajmëruar për mundësinë që ato të ndodhin. Meqenëse disa shtete nuk lejojnë përjashtimin ose kufizimin e përgjegjësisë për dëmin pasues ose të rastësishëm, në ato shtete përgjegjësia jonë do të jetë e kufizuar në shkallën maksimale të lejuar me ligj.
Jeni dakord të dëmshpërbleni, mbroni dhe përkrahni GSI Translations dhe degët tona, filialet, partnerët, nëpunësit, drejtorët, përfaqësuesit, kontraktuesit, dhënësit e licencave, ofruesit e shërbimeve, nënkontraktuesit, furnizuesit, praktikantët dhe punonjësit, nga çfarëdo kërkesa dhe dëme, përfshirë edhe taksa të avokatëve, të bëra nga palë të treta, të cilat dalin ose janë rezultat i shkeljes të këtyre Kushteve të përdorimit ose dokumenteve të përmbajtura në ato ose shkelje të çfarëdo ligji ose të drejta të palës së tretë nga ana juaj.
Në rast se konstatohet që ndonjë dispozitë nga këto Kushte të përdorimit është joligjore, e pavlefshme ose e pazbatueshme, dispozita e tillë megjithatë do të zbatohet deri në nivelin më të lartë të lejuar me ligj, ndërsa pjesa e pazbatueshme do të konsiderohet si e mënjanuar nga këto Kushte të përdorimit. Kjo nuk do të ndikojë në vlefshmërinë dhe zbatueshmërinë e dispozitave të tjera të mbetura.
Detyrimet e palëve kontraktuese të paraqitura para datës së përfundimit do të vlejnë edhe pas përfundimit të kësaj kontrate për të gjitha qëllimet.
Këto Kushte të përdorimit janë në fuqi përveç se, dhe derisa nuk jenë të ndërprera nga ana juaj ose e jona. Ju mund t’i ndërpritni këto Kushte të përdorimit në çdo kohë ashtu që do ta njoftoni se më nuk dëshironi t’i përdorni shërbimet tona ose kur do të ndërpritni ta përdorni faqen tonë të internetit.
Poashtu, nëse sipas vlerësimit ose dyshimit tonë, ju nuk keni respektuar ndonjë kusht apo dispozitë të këtyre Kushteve të përdorimit, ne mundemi në çdo kohë të
përfundojmë këtë kontratë pa njoftim paraprak, ndërsa ju edhe më tej do të jeni përgjegjës për të gjitha shumat e bëra deri dhe përfshirë edhe datën e ndërprerjes; dhe/ose qasja deri te shërbimet tona (ose një pjesë të tyre) mund të ju mohohet.
Moszbatimi ynë i ndonjë të drejte ose dispozite nga këto Kushte të përdorimit nuk paraqet heqje dorë nga ajo e drejtë apo dispozitë.
Këto Kushte të përdorimit dhe të gjitha politikat ose rregullat e punës të cilat i publikojmë në këtë faqe të internetit ose në lidhje me Shërbimin, e përbëjnë marrëveshjen e tërësishme dhe e rregullojnë përdorimin tuaj të Shërbimit, duke i zëvendësuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme ose të njëkohshme me shkrim ose me gojë, komunikatat dhe propozimet (përfshirë, por jo vetëm, çfarëdo versione të mëparshme të Kushteve të përdorimti).
Të gjitha paqartësitë në interpretimin e këtyre Kushteve të përdorimit nuk do të interpetohen në dëm të palës e cila i ka përpiluar.
Këto Kushte të përdorimit dhe të gjitha marrëveshjet e posaçme me të cilat ju sigurojmë shërbime do të jenë të rregulluara dhe të interpretuara në pajtueshmëri me ligjet e Anglisë dhe Uellsit.
Mund të shqyrtoni versionin më të fundit të Kushteve të përdorimit të kësaj faqeje të internetit në çdo kohë.
Ne e rezervojmë të drejtën, sipas gjykimit tonë, që të përditësojmë, ndryshojmë ose zëvendësojmë cilëdo pjesë të këtyre Kushteve të përdorimit me publikimin e informatave dhe ndryshimeve të përditësuara në faqen tonë të internetit. Përgjegjësi e juaj është që kohë pas kohe të kontrolloni faqen tonë të internetit për çfarëdo ndryshime. Përdorimi i juaj në vazhdimësi ose qasja deri te faqja jonë e internetit ose Shërbimi, pas publikimit të çfarëdo ndryshime të këtyre Kushteve të përdorimit paraqet pranim të atyre ndryshimeve.
Pyetjet në lidhje me Kushtet e përdorimit na dërgoni në info@gsitranslations.com