GSI Translations është kompani britanike. Ne sigurojmë përkthime profesionale në fushën ligjore, financiare, lojërave të internetit, mjekësore dhe farmaceutike.

GSI Translations është kompani britanike për përkthime me seli në Londër dhe tre zyra rajonale në Bukuresht, Shkup dhe Bangkok.

Ne ofrojmë përkthime profesionale dhe me cilësi në fushën ligjore, financiare, lojërave të internetit, mjekësore dhe farmaceutike.

Edhe krahas dallimeve të shumta në lidhje me produktet dhe shërbimet, ajo çfarë është e përbashkët për të gjitha këto fusha është nevoja për përkthime profesionale nga përkthyes profesionistë të cilët janë të kualifikuar dhe me përvojë në fushën e tyre.

GSI Translations punon me përkthyes të kualifikuar dhe profesionistë nga e tërë bota. Ne i zgjedhim me kujdes të madh të gjithë përkthyesit në bazë të përvojës së tyre të tanishme ose të mëparshme në fushën përkatëse (jurist, kontabilistë të diplomuar, konsulentë, këshilltarë, mjekë, farmacistë dhe infermiere), si dhe në bazë të njohjes së shkëlqyer të gjuhës së tyre amtare.

Ne mund të ofrojmë shërbime të përshtatura për klientin, shërbime të cilat marrin parasysh kërkesat e klientit. Pavarësisht nga madhësia e punës, ne jemi krenar me punën që bëjmë dhe çdoherë ofrojmë produkte me standardet më të larta.

Falë këtij modeli të biznesit, ne shpejt po arrijmë reputacion të shkëlqyer si një kompani që siguron zgjidhje shumëgjuhëshe me cilësi për partnerët tanë në sektorët ligjorë, financiarë dhe farmaceutikë.

Për kontakt të drejtëpëdrejtë me këshilltarët ose konsulentët tanë për përkthime, merrni ofertë ne faqen tonë të internetit ose lajmërohuni në zyrën tonë më të afërt. Kompania jonë ka zyra në:

Londër, Mbretëri të Bashkuar
Shkup, Maqedoni
Bukuresht, Rumani
Bangkok, Tajland

Ndryshe nga kompanitë e tjera të përkthimeve, ne kujdesemi personalisht për çdo kërkesë tuajën në mënyrë që t’i kuptojmë plotësisht specifikat e mundshme dhe të dorëzojmë shërbime përkthimesh më të mira në çdo kohë. Do të jetë kënaqësi për ne që të bisedojmë me ju dhe të shqyrtojmë kërkesat tuaja në tërësi.